Sadiku në ‘La Rosaleda’, prezantim i trefishtë te Malaga

Në stadiumin “La Rosaleda” këtë të enjte u rezervua një ceremoni e veçantë me prezantimin e plot 3 futbollistëve që drejtuesit e klubit të Malagas dhe tifozët, shpresojnë se do ti rikthejnë në primiera Divizion shumë shpejt.

Marketing

Benkemasa, Lorenco Gonzales por mbi të gjithë sulmuesi shqiptar Armando Sadiku, zbuluan synimet e tyre dhe bënë fotot zyrtare me ngjyrat e fanelës së re.
Bomberi i kuqezinjve do të mbajë numrin 9 te skuadra e njohur spanjolle.

“E kam parë shumë mirë atmosferën në skuadër dhe futbollistë janë të fokusuar. Kam folur me Keidi Baren para se të vija këtu, dhe më tregoi që kanë një ekip të mirë. Sigurisht mungonte një sulmues dhe kjo më motivoi të vij, por tani është koha për të shënuar gola te Malaga. Është një ekip që historinë e ka në Primera Divizion dhe për mua është nder të jem këtu”, shprehet Armando Sadiku.

Prezantimi i 3 lojtarëve regjistroi mungesën domethënëse të Drejtorit Sportiv José Luis Pérez Caminero, një emër nga i cili pritej shumë por ka zhgënjyer me merkaton e kësaj vere. Shumëkush te Malaga’ ia atribuon të tjerëve edhe afrimin e 3 lojtarëve në minutat e fundit.

Marketing