Sadulla Duraku ka një lajm të mirë

Ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraku ka bërë të ditur se është miratuar marrëveshja për kufirin Llojan Miratoc.

Marketing

“Të dashur qytetarë,
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore sapo miratoi Marrëveshjen për kufirin Llojan – Miratoc. Urime të gjithëve”, është shprehur Duraku.

Kufiri Llojan-Miratoc në fillim do të shërbej si vendkalim lokal për nevojat e qytetarëve të atij rajoni. Pas përpilimit të projektit dhe planit financiar, funksionaliteti tij pritet të zgjerohet.

Sipas marrëveshjes, ky vendkalim do të ketë lëvizje të kufizuar, gjatë sezonit veror nga ora 06:00 deri në orën 22:00 ndërsa gjatë dimrit nga ora 06:00 deri në orën 18:00.

Marketing