Sadulla Duraku,ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive

Ministri i sapozgjedhur i cili do të udhëheqë me Ministrinë për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraki, është i lindur më 21 janar 1960 në Likovë. Ai është inxhinier i makinerisë, ndërsa diplomën e mori në Fakultetin teknik në Universitetin e Prishtinës.

Marketing

Duraki në këtë funksion vjen nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me të cilin kryesoi prej vitit 2017.

Paraprakisht ai dy mandate ishte kryetar i Komunës së Likovës, ishte drejtor i Agjencisë për zhvillim dhe investime, ndërsa në vitin 2006 ishte zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Paraprakisht, në vitin 2004 Duraki u zgjodh ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa në vitin 2002 e kreu funksionin zëvendësdrejtor i Drejtorisë së doganave të RM-së.

Flet gjuhën shqipe, maqedonase dhe gjermane.

Marketing