Safet Emruli nuk do të jetë drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale

Drejtori i Përgjithshëm i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale Safet Emruli sonte ka dorëzuar dorëheqjen e tij dhe nuk do të jetë më drjetor në këtë drejtori mëson TetovaSot nga burime të Qeverisë. Nga ana tjetër sonte me vendim të qverisë janë shkarkuar dy drejtorët nga radhët e BDI-së. Alajdin Havziu Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Arben Vila Drejtor i Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit.
Për këto poste qeveria e Maqedonisë do të hap konkrus e më pas do të emrohen.

Marketing

Ndryshe sonte Qeveria ka shkarkuar edhe disa zv/drejtora dhe drejtor si dhe ka emëruar anëtarë të bordeve në fondin Shëndetësor.

Këta janë disa nga emrimet e drejtorëve dhe zv/drejtorëve, ndërsa disa kanë ngelur në ato poste siç kanë qenë.
Abdush Demiri – Drejtor tek Agjencia për punësim

Abdulselam Selami – Zv.drejtor tek Drejtoria për të ardhura publike

Avni Rustemi – Zv.drejtor tek Agjencioni për rini dhe sport

Remzi Abdullahi – Zv.drejtor tek Agjencia për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural

Izmir Nura – Zv.drejtor tek Agjencia për emigracion

Hisen Xhemaili – Drejtor tek Drejtoria për ambient jetësorë

Kaltrina Beqiri – Drejtor tek Agjencia për kualitet dhe akreditim të objekteve shëndetësore

Marketing