Saiti: Mendimi parimor i Gjykatës supreme për PSP-në është në fuqi dhe ishte udhëzues i ngjarjeve

Mendimi parimor juridik i Gjykatës supreme për PSP-në është në fuqi dhe që atëherë udhëzoi në faktin se të gjitha punët të cilat zhvillohen pas 18 muajve duhet të kalojnë në prokurorinë e rregullt, deklaroi sot gjykatësi suprem Xhemail Saiti, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse kjo bie me marrjen e lëndëve të PSP-së nga ana e PP-së së rregullt.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para fillimit të konferencës projektuese për përforcimin e kapaciteteve të Këshillit gjyqësor mediatik, Saiti tha se mendimi parimor ishte udhëzues edhe në drejtim të të gjitha aktiviteteve të cilat ndodhin.

“Mendimi parimor ishte udhëzues i tërë ngjarjeve. Në një rast theksova se mendimi parimor do të thotë fillim të procesit të zgjidhjes së tërë situatës rreth funksionimit të PPS-së. Faktikisht mendimi parimor edhe atëherë udhëzoi në faktin se të gjitha punët të cilat zhvillohen pas 18 muajve duhet të kalojnë në prokurorinë e rregullt. Në këtë moment kemi një hap tutje, ka ndodhur që të gjitha aktivitetet e deritanishme të kalojnë në kuadër të prokurorisë së rregullt. Do të thotë kjo nuk është ripozicionuar, por është në drejtim të të gjitha aktiviteteve të cilat ndodhin”, deklaroi Saiti.

Theksoi se ky vendim është në fuqi juridike dhe mbetet si gjykatësit dhe prokurorët do ta zbatojnë, gjegjësisht në cilin moment do ta shfrytëzojnë.

I pyetur nëse mund të caktojë seancë të re, Saiti tha se kjo është e mundur, por se tani më tani nuk kanë iniciativa të tilla.

“Neni gjashtë nga ndryshimet e Ligjit për gjykatat e japin këtë të drejtë. E përhap spektrin e iniciatorëve të mendimeve juridike para Gjykatës supreme. Deri më tani sipas njohurive tona nuk ka iniciativa të tilla. Është e mundur të ketë iniciativa të tilla dhe u.d. kryetari do ta parashtrojë këtë në rend dite”, deklaroi Saiti.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para fillimit të konferencës projektuese për përforcimin e kapaciteteve të Këshillit gjyqësor mediatik, Saiti tha se si Shoqatë e gjykatësve i ndjekin ngjarjet lidhur me statusin e gjykatësve, mes të cilëve edhe iniciativat për përgjegjësi disiplinore.

Marketing