Sakrifica për familjen, historia e një 19 vjeçari

Për atë që dëshiron të punojnë, nuk është e vështirë të gjendet punë.

Marketing

Bekim Buçi është një i ri i cili fiton para duke shpërndarë ushqim të shpejtë me porosi. Ai sqaron se pasi klienti të ketë bërë porosinë dhe porosia të jetë gati, Bekimi e merr dhe menjëherë e dërgon në adresën e caktuar.

“Ne këtu shpërndajmë ushqim me porosi, kemi bageta, hamburgerë dhe vrapa. Me tepër porosisin bageta me copëza të mishit të pulës, kjo është një specialitet i Belgjikës”.

Sa ture në ditë i bëni, sa porosia?

“Mvaret prej ditës, nuk ka ndonjë numër të caktuar, por zakonisht prej 20 deri në 30 porosi. Për një person të ri, kjo punë është mjaftë e mirë dhe paguhet mjaftueshëm që të mos jetë i mvarur nga prindërit e tij”, tha Bekim Buçi, dërgues i porosive.

Ky i ri 19 vjeçar më tej thotë se këtë punë e bën në çdo stinë të vitit, si verës ashtu edhe dimrit. Me rëndësi është të kesh mjetin transportues dhe patent shoferin, kjo është e gjitha.

“Jam 19 vjeç. Studioj në fakultetin pedagogjik në gjuhës shqipe”.

A të ndihmon kjo punë për të financuar vetë studimet?

“Po normal, paguhesh dhe vet mund të financosh studimin, të përparosh. Orarin e punës e kam tetë orë dhe i bëj zakonisht prej 5 deri 7 kilometra në ditë”.

A ka ndodhur që të vonohesh dhe të ketë reagime ku je deri më tani?

“Zakonisht si person e kam princip që porositë ti dërgoj në kohë. Normal ka ndodhur ndonjëherë të vonohem, por deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim të keq prej personave që marrin porosinë”, tha Buçi.

Meqë rinia ka nevojë për shumë gjëra, përveç investimit në mësim dhe studime, për ti ndihmuar sadopak prindërit shumë të rinj kanë vendosur që të punojnë duke plotësuar kështu më lehtë edhe dëshirat e tyre, por edhe të ndihmojnë familjen.

Marketing