Djali i madh i gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll, ka lënë Arabinë, për të mbërritur në Washington, nëpërmjet një fluturimi sekret, informacion që është konfirmuar nga burime pranë familjes së tyre.

Salah Khashoggi, i cili thuhet se ka shtetësi të dyfishtë amerikane dhe saudite, dhe që deri tani ka qenë nën një ndalim udhëtimi, por më në fund u largua nga Arabia Saudite të mërkurën, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.
Largimi i Salah Khashoggi erdhi një ditë pas një takimi në Pallatin Al Yamama në Riad, ku ai dhe anëtarët e tjerë të familjes morën ngushëllime nga Mbreti Salman dhe djali i tij, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Zyrtarët turq dhe disa ligjvënës të SHBA pohojnë se princi i kurorës ishte ai që urdhëroi operacionin në të cilin Jamal Khashoggi u torturua dhe u vra në konsullatën saudite në Stamboll, më datën 2 të këtij muaj.

Një fotografi e takimit, e publikuar nga agjencia zyrtare e shtypit saudit, tregoi Salah Khashoggin duke ndenjur ftohtë tek princi i Kurorës, Muhamed bin Salman, kur palët shtrënguan duart të martën.

Artikulli paraprakKinë, disa fëmijë plagosen pas një sulmi me thikë
Artikulli tjetërVazhdon gjykimi për rastin “Monstra”