Salah ose Asensio në vend të Dybalas

Juventusi i ka zgjedhur dy pista të rëndësishme për pasardhësin e sulmuesit argjentinas
Juventusi po mendon qysh tash për pasardhësin e Paulo Dybalas, shkruan Gazeta Express.

Marketing

Sulmuesi argjentinas mund të largohet gjatë verës nga Torino dhe interesim për të kanë shprehur Interi dhe Real Madridi.
Dhe, në rast se mbetet pa ish-sulmuesin e Palermos, kampioni italian i ka në opsion Mohamed Salahun e Liverpoolit dhe Marco Asension e Real Madridit.

Që prej transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, Dybala ka mbetur nën hije të portugezit.
Prandaj, largimi i tij duket i pashmangshëm.
Ronaldo e rekomandon Asension si zëvendësues të argjentinasit, pasi ka luajtur me të në Madrid, por ylli i Liverpoolit është po ashtu në radarin e “Bianconeri”.

Marketing