Salah refuzoi Real Madridin për të qëndruar te Liverpool

Mohamed Salah ka hedhur poshtë mundësinë për të nënshkruar me Real Madrid në vitin 2018, duke vendosur të qëndrojë te Liverpool, ka bërë të ditur ndihmës trajneri i Egjiptit, Hany Ramzy.

Marketing

Sulmuesi ka qenë i lidhur me një largim nga Anfield jo pak herë gjatë qëndrimit të tij tre vjeçar aty, ku në vitin 2018, dy muaj para finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, mori një ofertë pikërisht nga këta të fundit.

Sipas Ramzy, Reali bëri një ofertë vërtetë të mirë, por Salah vendosi të mbetej te Liverpool.

“Kur punoja me Hector Cuper, ne patëm një kamp stërvitor në Zvicër (mars 2018)”, ka deklaruar Ramzy, përcjell lajmi.net.

“Unë po flisja me Salah dhe ai më tha se Real Madrid i kishte dërguar një ofertë”.

“Oferta ishte më të vërtetë e mirë, por Salah diskutoi me mua dhe z.Cuper, dhe ai vendosi të qëndrojë me Liverpoolin sepse ishte i qetë atje”.