Salah thyen heshtjen dhe zbulon të ardhmen

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah i është përgjigjur pyetjes rreth se ardhmes së tij.

Marketing

Egjiptiani thuhet se nuk është i lumtur në “Anfield” dhe sipas AS, preferon kalimin në La Liga, te Real Madridi ose Barcelona.

Por, Salah ka bërë të ditur se sa të dojë klubi, ai do qëndrojë te gjiganti anglez.

“Nuk e di. Dua të qëndroj këtu aq më gjatë sa te jetë e mundur, por siç e kam thënë më herët është në duart e klubit”.

“Do jap gjithmonë 100 për qind deri në minutën e fundit që jam në këtë klub dhe dua të fitojë shumë trofe. Dua të jap 100 për qind për njerëzit që shprehen dashuri për mua”, deklaroi ai.

Salah për gjigantin anglez ka shënuar 111 gola në 177 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat.

Marketing