Sali Berisha: “Kryeministri shqiptar”, ide e drejt, nuk duhet të tremb askënd

Ish-kryeministri I Republikës së Shqipërisë dhe deputet aktual në Parlamentin e Shqipërisë, Sali Berisha në një prononcim ekskluziv për gazetën “KOHA” ka thënë se ideja për kryeministër shqiptar nuk duhet ti trembë askënd në një shtet multi-etnik siç është Maqedonia e Veriut.“Ideja e një kryeministri apo dhe presidenti shqiptar apo kryetari parlamenti i cili ishte shqiptar është një ide e drejt prej të cilës nuk duhet të trembet asnjëri në shtetin multi-etnik të Maqedonisë së Veriut. Natyrisht kjo ide nënkupton krijimin e një mazhorance me koalicione para apo pas zgjedhore që vot beson në Parlament një Qeveri të kryesuar nga një shqiptar”, deklaroi për gazetën “KOHA”, Sali Berisha, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Marketing
Marketing