Salih Mustafa nis sot ballafaqimin me Prokurorët e Specializuar në Hagë

Salih Mustafa sot do të paraqitet për herë të parë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.

Marketing

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Mustafa ballafaqimin e parë me Prokurorët e Specializuar do ta ketë në ora 15:00.

Paraqitja e parë e Mustafës do të jetë në seancë publike dhe mund të ndiqet live në faqen e Gjykatës Speciale.

Mustafa u bë emër i njohur ditën kur u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe u transferua në Qendrën e paraburgimit në Hagë.

Marketing