Salih Mustafa nuk deklarohet për fajësinë, kërkon konsulta me avokatin

Ish- eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Sali Mustafa sot ka dalë para gjykatësve të procedurës paraprake. Ai akuzohet për krime lufte.

 

I akuzuari i Speciales në seancën para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë nuk ka pranuar që të deklarohet për fajësinë

Marketing

I pyetur nga gjykatëse i procedurës paraprake nëse sot do të deklarohet, ai ka thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë pasi i duhet kohë për të diskutuar me avokatin e tij.

‘Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë ai.

“Brenda 30 ditësh do të thirreni që të pranoni fajësinë apo të deklaroheni fajtorë, nëse doni mund të deklaroni menjëherë nëse pranoni fajësinë apo të deklaroheni i pafajshëm. Do të ju pyes, a keni pasur mundësinë që t’i diskutoni akuzat me avokatin tuaj”, kanë thënë nga Specialja.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

Marketing