Saliu: Florini dha dorëheqje si fitues ndërsa disa si humbës nuk e bëjnë këtë

Florin Besimi dha dorëheqje nga mandati i tij si deputet .Kjo ka shkaktuar reagime pozitive për një akt të rrallë që nuk e bëjnë shumica e atyre që merren me politikë sidomos humbësit e përhershëm që gjejnë arsye banale për të vazhduar rrugëtimin politik shkruan Tetovasot.
Gazetari Urim Saliu thotë se
prapa kësaj dorëheqjeje qëndron një njeri që ishte fitues.Qëndron një njeri që nuk merr donacione kazinosh për shtretër spitali.Qëndron një njeri që bëri një fushatë ndryshe, moderne.Një fushatë pa fyerje.
Ai i heshti të gjithë dhe ata që ngritën në qiell zërin për konflikte interesi .
Për mua është një akt i madh që rrallë e bëjnë e sidomos politikanët humbës që kanë zënë “myshk” nëpër parti dhe nuk i heq kush prej vitesh u shpreh Saliu.

Marketing

Sipas tij Florini dha dorëheqje si fitues ndërsa disa si humbës nuk e bëjnë këtë shkruan Tetovasot .

Florin Besimi nga BD-ja njoftoi se heq dorë nga posti i deputetit. “Duke qëndruar stoik në parimet për barazi, drejtësi, mundësi për të gjithë dhe duke respektuar në tërësi dhe pa asnjë hezitim ligjin dhe vullnetin e popullit, unë ju njoftoj se mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në Kuvend” – shkruan Besimi.

 

Marketing