Saliu: Prespektiva e rinisë pas vitit 2001 ka ngritje dhe avancim (video)

Në emisionin debativ ‘EU Click’ që transmetohet në Tv21, i ftuar ka qenë profesori universitar Argëtim Saliu i cili mes tjerave ka folur edhe mbi periudhat hitsorike të vendit dhe prespektivat e rinisë shqiptare.

Marketing

Profesori Saliu ka thënë se periudhat historike të vendit kanë shënuar përparim në drejtim të vendim marrjes të rinisë dhe pavarësimin e tyre ekonomik duke bërë kështu një krahasim para dhe pas luftës, ndërkohë që ka përmendur se për këtë gjë meritor është lideri ushtarak dhe tashmë politik i shqiptarëve në vend, Ali Ahmeti.

“Fillimisht kjo anketë e realizuar është reale sepse merr përgjigje të drejtëpërdrejtë nga vet rinia por duhet bërë një ndarje në periudhë historike të prespektivës së rinisë shqiptare para vitit 2001 dhe prespektiva e rinisë shqiptare pas viti 2001 të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit që solli ngritjen dhe avancimin e statusit juridiko-politik të shqiptarëve falë politikave meritore të liderit ushtarak dhe atij politik Ali Ahmeti dhe BDI, nëse më parë rinia shqiptare ka hasur probleme dhe dyert e mbyllura për të hapur kompani tanimë vendi ynë është vend kandidat për të hyrë në BE, numri në administratë përderisa shteti ka kapacitet dhe mjete buxhetore gjithmonë do të ketë punësime në institucionet publike dhe shtetërore”, thekson mes tjerave profesori universitar Argëtim Saliu.

31.01.2020 TV 21 – EU CLICK 1/3. SEKTORI PUBLIK APO PRIVAT?Fillimisht duhet bërë një ndarje në periudhë historike të perpsektivës së rinisë shqiptare, para dhe pas vitit 2001. Pas luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, arritjës së marrëveshjes së Ohrit, e cila solli ngritjen dhe avancimin e statusit juridiko-politik të shqiptarëve, dhe falë politikave meritore të liderit të luftës dhe aktual politik, z. Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim…

Publiée par Argëtim Saliu sur Samedi 1 février 2020

Marketing