Saliu: Reka i pavarur gaboi që lejoi fushatë të varur

Gazetari dhe opinionisti Urim Saliu përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shkruar se kandidati shqiptar Blerim Reka ka bërë gabim që ka lejuar që fushata e tij të jetë e varur nga partitë politike, transmeton Zhurnal.

Marketing

SIpas tij çdo votues i partive në pushtet që do ta voton Rekën, opozita do ta quaj si votë të saj dhe këtu është përplasja më e madhe që nuk do ti lejon Rekës  të dyfishon votat.

Më poshtë statusin e plotë të Saliut:

“Blerim Reka i pavarur bëri një gabim sepse lejoi fushatë të varur.Po të rrinte larg cdo partie ai do kishte votën e secilit.Përmes tij fatkeqësisht u përplasën pushteti dhe opozita dhe e shndërruan gjithcka në fushatë vullgare dhe partiake e jo presidenciale. Çdo votues i partive shqiptare në pushtet që do ta votojë Rekën ,opozita do ta quajë votë të saj dhe këtu është përplasja më e madhe dhe nuk lejon që Rekës ti dyfishohen votat.Ne do kishim dëshirë të gjithë që ta shihnim një shqiptar në kreun e presidencës por me një politikë të përçarë kjo smund të ndodhë kushdoqofte fajtori”.