Salla e sportit e SHFK “Adem Jashari” të Çairit e para në gjithë vendin me sistem qendror të ngrohjes dhe ftohjes (FOTO)

Salla e sportit e Shkollës Fillore të Komunës së Çairit – “Adem Jashari”, po bëhet salla e parë në gjithë vendin me sistem qendror me pompa të ngrohjes dhe të ftohjes.
Për momentin ekipet e punës po kryejnë fazën përfundimtare, gjegjësisht provat e funksionimit të sistemit të implementuar dhe më pas do të bëhet edhe pranimi teknik.

Marketing

Implementimi i këtij sistemi të ri mundëson kushte më moderne për përdorimin e kësaj salle nga ana e nxënësve në periudhën e dimrit dhe verës, zvogëlim të shpenzimeve operative për mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes, zvogëlim të harxhimit të energjisë elektrike, por edhe zvogëlim të nivelit të ndotjes së ajrit.

Marketing