Salla e sportit në Saraj tek shkolla Fillore ‘Dituria’, do të mbajë emrin e sportistit të madh me karierë të begatë në karate Enver Idrizi.

Ndërsa këtij riEmerimi i parapriu një manifestim i organizuar nga komuna e Sarajit me shoqëritë kulturo-artistike dhe këngëtaren e mirënjohur Kanita Suma.

Kjo ngjar është organizuar në mbështetje të Referendumit, ndërsa është përkrahur edhe nga shumë organizata joqeveritare dhe sportistët e të gjitha sporteve që veprojnë në komunën e Sarajit.

Mysafir të kryetarit të Sarajit Blerim Bexheti kanë qenë edhe kryetari i Çairit Visar Ganiu dhe këshilltarë të qytetit të Shkupit

Kryetari i komunës Blerim Bexheti i cili ishte nikoqir kryesor i këtij manifestimi, tha se vendimi që kjo sallë të emërtohet me emrin e kampionit të madh Enver Idrizi, është një vlerë evropiane dhe dëshmon përcaktimin startegjik të shqiptarëve për antarsim në NATO dhe BE.

Ai tha se këtij momenti historik për Maqedononinë me 30 shtator duhet t’i përgjigjet pozitivisht, pa dallime partiake, politike, kombëtare dhe fetare me një PO, pasi që nga kjo do të varet perspektiva jonë si shoqëri.

Bexheti, mes tjerash theksoi se komuna e Sarajit ka resurset shoqërore si SHKA, klubet e futbollit, klubet e mundjes dhe shumë talentë sportistë e artistë dhe kjo është një begati për ne, për të shtuar se në të ardhmen komuna do të rritë mjetet financiare për aktivitet e tyre.

Komuna e Sarajit, me këtë rast ju ndau mirënjohje të gjith sportisteve nga komuna e Sarajit.