Samanta nuk e publikoi rastësisht këngën në datën 4 janar, ja arsyeja prekëse

Gjatë ditës së djeshme këngëtarja Samanta Karavella ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me reperin Elinel me titullin “Vonë”.

Marketing

Por duket se data 4 janar ka një domethënie të veçantë dhe shumë të ëmbël për këngëtaren e njohur, të cilën nuk nguroi ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Në këtë ditë ka lindur nipi i këngëtares, Ethan, i cili dje ka mbushur 4 vjeç. “Gezuar Ditelindjen Ethan. Vendosa ta publikoj kete kenge ne diten e lindjes tende se ti ishe i pari qe e kendove me zerin tend engjellor! Faleminderit qe na e zbukuron cdo dite. Teja te do pafund,”-përfundon Samanta në Instagram.