Sami Luta qëndroi 5 vite në burg i pafajshëm! I liruar nga akuza, por ndjehet i zhgënjyer

U lirua nga burgu dhe nga akuzat për terrorizëm, por nuk mundi të gëzohej siç dëshironte, pasi të akuzuarit e tjerë të Monstrës u dënuan me burg. Pas pesë vitesh qëndrim në burg i pafajshëm, Sami Luta, është i vetmi nga të akuzuarit e Monstrës që sot u lirua nga akuza. 5 vite në burg për të kanë qenë të vështira, pasi që ka qëndruar larg familjes.

Marketing

“Gëzim, kjo liri nuk është e kompletuar, është vetëm për një pjesë që ishim të akuzuar, personalisht për mua, por nuk është gëzim. Dallimi me këtë, është kjo ndjenjë, kjo padrejtësi që u bë edhe në ditën e sodit, edhe para tetë vitesh është e njëjta dhimbje, e njëjta padrejtësi. Dallimi prej atëherë është se që e kam përjetuar atë dhimbje kam qenë I mbyllur, tash të njëjtën dhimbje e përjetoj, por në liri”, tha Sami Luta.

Pavarësisht faktit që ai tani ndodhet pranë familjarëve, në shtëpinë e Lutës nuk kishte atmosferë festive, sepse siç tha ai të akuzuarit e tjerë janë dërguar për në paraburgim.

“Jemi të tradhtuar kemi prit të zbardhet rasti. Është dashur krejt të lirohemi. 03:10 Jemi solidarizu edhe me familjarët e viktimave por nuk na është mundësuar asnjëherë që tu japim ngushëllime, pasi kishin shumë manipulime prej anash, prej partisë që ishte më herë në pushtet….. 04:05 Ata janë shumë të manipuluar e kanë të vështirë, kanë humbur fëmijët e tyre është rast tragjik, por nuk jemi ne që na akuzojnë, është dikush tjetër, flas edhe për të akuzuarit e tjerë, s’besoj, s’ka shans të jetë e vërtetë ajo që e tha sot gjykata”, u shpreh Sami Luta.

Sami Luta ishte më i riu dhe i fundit që ishte akuzuar për rastin “Monstra”, i cili në aktakuzën e mëparshme akuzohej si bashkëpjesëmarrës në terrorizëm. Ai ishte akuzuar nga Prokuroria se disa ditë para se të ndodhte akti makabër, kishte qëndruar në vendin e ngjarjes, për të inspektuar terrenin e për të planifikuar vrasjen. Në vitin 2013, Luta ishte ndaluar në pikën kufitare “Bllacë”, dhe pas kësaj ishte dërguar në paraburgim.

Marketing