Samir Fazli, përforcimi i fundit për Shkëndijën

Samir Fazli është përforcimi i fundit për skuadrën e Shkëndijës, i cili u regjistrua në ditën e fundit të merkatos verore.

Marketing

Fazli firmosi kontratë një vjeçare, me obcion për tu vazhduar edhe për një vit tjetër. Mesfushori pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim dhe do të jetë ndihmesë e madhe për skuadrën kuqezi në mbrojtjen e “kurorës së dyfisht” në futbollin vendor.

Fazli vjen nga radhët e skuadrës kroate Rudezh, ndërsa më parë ishte pjesë e skuadrave të Villit, Herevenit dhe Hellmond Sportit në Holandë.

Marketing