Samiti, dita e parë mbyllet pa datë për Shkupin dhe Tiranën

Pa vendim pozitiv për dhënien eventuale të datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, disa minuta para orës 2 pas mesnate, është ndëprerë dita e parë e Samitit të liderëve të BE-së. Zëdhënësi i Këshillit Evropian njoftoi për konkluzionet e arritura mes liderëve por nuk përmendi as edhe një fjalë pë çështjen e Shkupit dhe Tiranës. Madje sipas tij, në ditën e dytë të Samitit nuk do të diskutohet aspak për zgjerimin.

Marketing

Jozyrtarisht mësohet se krerët e shteveve të BE-së, pasi nuk kanë mundur të lëvizin Francën nga qëndrimi i saj kundërshtues, kanë rënë dakord që kësaj pike t’i kthehen në pranverë të vitit të ardhshëm, në prill ose maj, pas reformave në BE të cilat i kërkon Franca dhe pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian.

Pas përpjekjeve të dështuara për një dritë jeshile, krerët se shteveve janë përpjekur të gjejnë një formulim inkurajues të tekstit me konkluzionet ku dy veneve ballkanike do t’u kërkohet të vazhdojnë reformat e nisura. Diskutimi për aspiratat e këtyre dy vendeve ishin pika e dytë e rendit të ditës, pas Breksitit. Paralajmërime për pamundësinë e arritjes së një marrëveshje erdhën që para fillimit të ditës së parë të Samitit nga kreu i Këshillit Evropian Donald Tusk, nga kryetarja e re e Komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel. Liderët e BE-së gjatë ditës së fundit të Samitit do të diskutojnë edhe për ofansivën turke në veri të Sirisë por nuk dihet nëse ka gjasa të kthejnë përsëri në tavolinë zgjerimin.

Marketing