Samiti i BE-së në të cilin pritet fillimi i negociatave do të jetë video konferencë

Shefat e shteteve dhe qeverive për herë të parë nuk do të udhëtojnë në Bruksel për Këshillin e rregullt evropian, kumtoi kryetari Sharl Mishel.

Marketing

Siç lajmëron korrespondentja e MEDIAL-s nga Brukseli, është vendosur që samiti më 26 dhe 27 mars të mbahet në mënyrë virtuale, në lloj të video konferencës për shkak të krizës me koronavorusin.

Pasi që pandemia u përforcua në kontinentin evropian, shumica e takimeve ministrore në BE u mbajtën përmes video konferencës gjithashtu.

Përveç krizës shëndetësore dhe çështjeve buxhetore, një nga temat kryesore në këtë samit do të jetë hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Projekt-konkludimet e fundit në nivel të ambasadorëve tregojnë atë se që të dy vendet do të marrin dritë të gjelbër.

Pajtueshmëri dha edhe Holanda kohë më parë për Shqipërinë, me çka u zhbllokua çështja në nivel evropian. Por, pritet Maqedonia e Veriut të marrë konferencë ndërqeveritare para Shqipërisë, me çka de fakto do të cekej dallimi në përgatitjen e dy vendeve

Marketing