Samiti i procesit Bërdo-Brioni, Pendarovski: Gati për konferencën e parë ndërqeveritare

Kreu i Republikës, Stevo Pendarovski, konsideron se vendi i ka plotësuar të gjitha parakushtet për të filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian, përkatësisht Shkupi zyrtar është i gatshëm për konferencën e parë ndërqeveritare. Këtë qëndrim, Pendarovski ia përcolli kreut të shtetit Slloven, Borut Pahor, vendi i të cilit do të merr kryesimin me Unionin nga një korriku i këtij viti.

Marketing

“Vendi çmon lartë vendosmërinë dhe përkrahjen nga Sllovenia ndaj politikës për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si paralajmërim se ky do të jetë një nga prioritetet kryesore në agjendën gjatë kryesimit të Republikës së Sllovenisë me Këshillin e Unionit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2021.”- thuhet në kumtesën e lëshuar nga Presidenca.

Në takimin dypalësh, i cili është zhvilluar në kuadër të Samitit të Procesit Bërdo-Brioni, Pendarovski ka theksuar përkushtimin e vendit për të arritur qëllimin në politikën e jashtme, përkatësisht anëtarësimin e plotfuqishëm në BE, gjë që sipas tij do të përshpejtojë zbatimin e reformave në vend.

Integrimi në BE ka qenë temë diskutimi edhe në takimin e presidentit Pendarovski me homologun e tij kroat, Zoran Millanoviq.

“Presidenti Pendarovski falënderoi për përkrahjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për aspiratat evropiane, të dëshmuar gjatë kohës së presidencës kroate me Këshillin e BE-së, kur u morr vendimi për hapjen e bisedimeve qasëse për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.” – thuhet në kumtesë.

Të gjitha palët janë dakorduar se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të kontribuojë në stabilitetin e qëndrueshëm të rajonit dhe prosperimin e tij.

Marketing