Samiti Maqedonia 2025, Pendarovski: Pa sundim të së drejtës dhe besim në institucione nuk ka përmirësim të klimës së biznesit!

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në Samitin Maqedonia 2025, theksoi se nuk do të ketë përmirësim të klimës së biznesit pa sundim të së drejtës dhe besim në institucionet.

Marketing

Ai shtoi se vendi duhet të vazhdojë në zhvillimin e ekonomisë.

“Pa sundim të së drejtës, besim në institucione dhe funksionim të paanshëm dhe profesional nuk ka përmirësim të klimës së biznesit. Jam i vetëdijshëm se këtë frazë e përsërisim dhe se qytetarët dhe biznesi janë lodhur duke pritur. Por, në të vërtetë besoj se pas të gjitha përvojave përfundimisht është krijuar atmosferë pozitive te faktorët kryesor dhe te pushteti edhe te opozita vendi do të vazhdojë në qëllimet dhe zhvillimin e ekonomisë që të bëhet prioritet i ynë absolut”, tha Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Marketing