Samiti nga “Ekonomist”: “Forcim i momentit për integrim evropian”

Forcim i momentit për integrim evropian” është temë e edicionit të sivjetmë të Samitit “Ekonomist” që do të mbahet sot në Shkup.

Marketing

Pritet prania e rreth 450 pjesëmarrësve, mes të cilëve biznesmenë të huaj, politikanë dhe menaxherë të kompanive të rëndësishme për ambicie rajonale të integrimeve euroatlantike, si dhe gazetarë. Mes mysafirë dhe panelistëve janë kryeministri Zoran Zaev, ish ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi Ues Miçel, ish kryeministrat e Greqisë dhe Belgjikës Aleksis Cipras dhe Gi Verhofshtat, Martin Shulc ish kryetari i Parlamentit Evropian…

Shteti ynë për herë të parë është nikoqir i ngjarjes, në organizim të “Ekonomist” magazinës javore ekonomike më prestigjioze e cila ka tirazh milionësh dhe është themeluar në vitin 1843.

Samiti në Shkup vjen në vigjilje të vendimit të pritur për caktim të datës për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe fillim të erës së re në proceset eurointegruese të Ballkanit Perëndimor.

Ues Miçel do të flasë në temën Ballkani Perëndimor në erën e garës së madhe midis forcave, ndërsa për perspektivën evropiane të rajonit do të flasin Gi Verhofshtat ish kryeministër i Belgjikës dhe Dimitros Papadimulis, nënkryetar i Parlamentit Evropian.

Sipas organizatorëve, kryeministri Zaev, Cipras dhe Shulc do të flasin për atë se cilat janë hapat e ardhshëm drejt integrimeve evropiane me pasqyrë të Marrëveshjes së Prespës, për atë se si e formon pamjen ballkanike.

Për sigurinë dhe bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor dhe kapitullin e ri të NATO-s do të debatojnë Mirosllav Lajçak kryesues me OSBE-në dhe shefja ne diplomacisë sllovake, Betina Kadenbah ndihmës sekretare e përgjithshme e NATO-s për çështje politike dhe politikë të sigurisë, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, Alkiviadis Stefanis, zëvendësministri grek i mbrojtjes.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe për atë se cilat janë sfidat më të mëdha ekonomike të Ballkanit Perëndimor, si zhvillohet bashkëpunimi rajonal, dhe në cilën mënyrë rajoni mund të tërheqë investime më të mëdha të huaja.

Samiti mbahet në vitin i cili është i rëndësishëm sepse bëhet fjalë për një situatë unikate duke e pasur parasysh Bregzitin e pritur, përbërjen e re të Komisionit Evropian dhe Parlamentin Evropian, por edhe luftëra tregtare të SHBA-së dhe ndryshimet në hartën gjeopolitike globale.

“Në kushte të tilla vendet juglindore të Evropës mundohen të implementojnë reforma serioze sociale dhe ekonomike me qëllim që të afrohen deri te vendet më të pasura. Maqedonia e Veriut vitin e fundit ka dhënë shpresë të re se konfliktet rajonale mund të zgjidhen dhe ekonoMEDIAL të shkojë përpara. Në këtë kontekst Samiti i “The Economist”, përkatësisht Economist Events do të jetë nën titullin “Përforcimi i momentit për integrimin evropian”, potencojnë organizatorët.

Marketing