Sampdoria është më e goditura nga Coronavirusi ndër skuadrat e Serisë A. Pas Manolo Gabbiadinit, Omar Colley, Albin Ekdal, Antonio La Gumina dhe Morten Thorsby rezultuan pozitivë me virusin e rrezikshëm edhe Bartosz Bereszyński dhe Fabio Depaoli.

Pra janë shtatë pjesëtarë të ekipit me qendër në Gjenovë të prekur nga COVID-19, çka ka bërë që e gjithë skuadra dhe punonjësit e klubit të jenë në karantinë, në pritje të rezultateve analizave.

Për monentin, të gjithë të prekurit me Coronavirus te Sampdoria për momentin janë asimptomatikë dhe nuk paraqesin probleme me shëndetin.