Samsung bën gati smartfonin që e bën 5G të aksesueshëm për të gjithë

Samsung zbriti çmimet e smartfonëve 5G kur prezantoi në fillim të vitit Galaxy A32 ndërsa tani një valë e re zbritjeje ka mbërritur.

Një raport i fundit thotë se kompania do të prezantojë një telefon 5G akoma edhe më të lirë. Galaxy A22 është një model buxhetor 5G i cili ka trup prej plastike, tre kamera të pasme në konfigurimin 48MP, 5MP dhe 2MP, si dhe një kamër selfie me “notch.”

Smartfoni do të ketë çipin MediaTek Dimensity 700 dhe ekran 6.4-inç LCD 1080p së bashku me bateri prej 5,000 mAh. Me variantin LTE përdoruesit do të kenë një smartfon më të fuqishëm, ekran AMOLED dhe një kamër 2-megapiksel të katërt.

Marketing

Edhe pse çmimi nuk u zbulua, pritet të kushtojë më pak sesa A32 5G që sillet në 280 dollarë. Me pak fjalë A22 do të shitet nën 200 dollarë duke e bërë 5G të aksesueshme për të gjithë. /PCWorld Albanian