Samsung lançon një aplikacion në Windows 10 për menaxhimin e kufjeve wireless

Për ta bërë më të lehtë menaxhimin e kufjeve Galaxy Buds, Samsung lançoi ditën e sotme një aplikacion quajtur Galaxy Buds për Windows 10. Përmes këtij aplikacioni mund të ndryshoni shumë konfigurime të Galaxy Buds direkt nga kompjuteri Windows 10.

Aplikacioni është i disponueshëm për tu shkarkuar në Microsoft Store dhe përdoret për të çiftuar dhe menaxhuar funksionet e Galaxy Buds.

Funksionalitetet janë disa si nga kontrolli i nivelit të baterisë tek përditësimi i firmware të tyre. Ju keni disa opsione për të konfiguruar Galaxy Buds me këtë aplikacion: identifikimi i zërit, aktivizimi i komandave me prekje, përditësimi dhe bateria.

Marketing

Për momentin funksionon vetëm me Galaxy Buds dhe nuk është e qartë nëse Samsung do ta ofrojë edhe për modelet e tjera të kufjeve. /PCWorld Albanian

Marketing