Sanksionohen 153 vozitës në Komunën Qendër, MPB me apel: Respektoni rregullat në trafik

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (02.01.2021) në territorin e Komunës Qendër janë sanksionuar 153 vozitës, 11 prej të cilëve për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 26 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferë, 12 për vetura të paregjistruara, 9 për makina të parregullta, 5 për kalim në të kuqe dhe 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Marketing

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave në komunikacion, me çka vozitësit do të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.