Sanksionohen 179 vozitës në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 179 shkelje, prej të cilave 29 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 7 për vozitje në gjendje të dehur, 14 për kalim në të kuqe në semafor dhe 11 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Marketing

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe me këtë të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

Marketing