Sanksionohen 448 shoferë në Shkup

Në territorin e Qytetit të Qytetit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 448 sanksione, mes tyre për tejkalim të shpejtësi të lëvizjes 52 shkelje.

Marketing

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informuan se me kontrollet e përforcuara dje janë shqiptuar 33 masa për automjete teknikisht të parregullta dhe 43 për ngasje pa patent shoferë.

Janë shqiptuar edhe 67 masa për parkim të parregullt, 61 automjete janë larguar me “karrotrec”, janë sanksionuar edhe 23 këmbësorë, ndërsa janë shqiptuar 64 sanksione për mosmbajtje të maskës.

Kontrollet e përforcuara, theksojnë në kumtesë nga MOB-ja, vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që ta rrisim sigurinë në trafik

Marketing