Sapo doli kënga e re e Luanës, shijoni bashkëpunimin e bujshëm me Faydee (VIDEO)

Videoklipi i shumëpritur i Luana Vjollcës dhe Faydee është publikuar disa minuta më parë në youtube.

Marketing

Ata janë kujdesur që bashkëpunimi të vijë në formën më të mirë të mundshme dhe nuk mund të ishte ndryshe duke marrë parasysh se Luana është shumë e fiksuar pas detajeve.

Këtë gjë e ka treguar edhe tek veshjet e saj, të cilat si çdo herë janë të përzgjedhura me shumë kujdes.

Në sy bien bizhuteritë “Swarovski” të cilat janë të kombinuara në mënyrën më të mirë të mundshme me veshjet e saj. Klipi i këngës dhe muzika shumë verore e bëjnë këtë këngë një hit të padiskutueshëm.

Teksti i saj është i ndërthurur midis shqipes dhe anglishtes dhe Faydee dëgjohet që herë pas here të këndojë shqip.

Ne nuk po flasim më shumë dhe po ju lëmë vetëm që ta shijoni.

Marketing