Saraj, sulmohen pjesëtarë të komunitetit LGBTI

Rreth orës 16:00 në Matkë të Shkupit personat B.I. (32), Z.L. (31), K.XH. (31) të gjithë nga Tirana-Shqipëri, si dhe M.A (21) dhe X.L. (32) nga Bosnja dhe Hercegovina dhe A.B. (36) nga Tetova janë ndaluar nga një një grup prej rreth 6-7 personave dhe janë fyer për shkak se ata janë anëtarë të komunitetit LGBTI. Për të shmangur këtë problem, personat në fjalë kanë marrë një taksi dhe janë nisur drejt Sarajit.

Marketing

Mbrapa tyre është nisur një makinë e tipit “Audi”, e cila në afërsi të sheshit “Isa Buletini” në Saraj ka ndërprerë rrugën e taksisë. Pastaj shoferi i makinës “Audi” ka dalë nga makina dhe ka filluar të fyej dhe kërcënoj personat në fjalë në mënyrë specifike personin A.B., i cili për një moment është sulmuar fizikisht. Është konstatuar se shoferi i makinës audi është 30 vjeçari nga Shkupi me iniciale J.A (30) nga Shkupi./Alsat

Marketing