Saraji dhe Shishova nesër dhe gjatë fundjavës pa rrymë

Pa energji elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Karposh, Çuçer Sandevo, Kisella Voda dhe Saraj.

Marketing

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15 konsumatorët e ndërtesës nr. 5 në rr. Shekspirova në komunën e Karposhit, nga ora 1:00 deri në orën 14:00 konsumatorët e vendit të quajtur Çardak dhe një pjesë e fshatit Brazda në komunën e Çuçer Sandevës dhe në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 16:30 konsumatorët e një pjese të rr. Hristo Tatarçev rreth unazës së re në stacionin e fundit të autobusit me nr. 24, në komunën Kisella Voda.

Ndërprerje të energjisë elektrike në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 10:30 do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Shishovë në rajonin e shtëpive të uikendit në komunën Saraj, ndërsa në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Shishovë, nga fshati deri te ura në komunën e njëjtë.