Sarri e zëvendëson Ronaldon, ky i fundit shkon drejt e në zhveshtore

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Juventus dhe Milan.
Rezultati është i barabartë pa gola, ndërsa paraqitje jo të mirë në 45 minutëshit e parë pati Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez duket se nuk ishte në mbrëmjen e tij dhe trajneri Maurizio Sarri vendosi ta zëvendësonte në minutën e 55′, ku Paulo Dybala u fut në vendin e tij.

Marketing

Kjo është hera e dytë që 34-vjeçari zëvendësohet këtë edicion pa pasur ndonjë lëndim – e që i ka ndodhur shumë rrallë viteve të fundit.

Reagimi i tij nuk ishte i mirë, pasi ai vrapoi drejt e në zhveshtoret e stadiumit andaj tani raportet mes tij dhe trajnerit mund të ndryshojnë.

https://twitter.com/FutbolStan__/status/1193635074555682816?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1193635074555682816&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button