Sarri flet për lëndimet e Ronaldo, tregon situatën aktuale të lojtarit

Ylli portugez i Juventus është përballur me disa probleme gjatë këtij sezoni, duke mos arritur të gjej formën më të lartë.

Marketing

Sarri ka folur rreth kësaj situate, duke konfirmuar se lojtari tashmë nuk ka probleme me gjurin dhe është në gjendje fenomenale.

“Ronaldo nuk ka më probleme me gjurin e tij dhe tani po shijon gjendjen e tij fizike dhe mentale” ka thënë trajneri i Juventus.

“Më në fund mund ta shoh atë të lumtur, sepse gjuri i tij është mirë tani. Ai mund të luajë në nivelet më të larta tani” ka shtuar Sarri.

Ronaldo ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të Juventus, kundër Cagliari, duke realizuar het trik në fitoren e skuadrës së tij.

Marketing