Maurizio Sarri ka kërkuar një numër të lojtarëve të Napolit nëse nënshkruan me Chelsea dhe e pëson kështu Antonio Conten
Sipas Evening Standard, Conte do të mbetet ende në krye të skuadrës në Stamford Bridge por spekulimet që vendin e tij mund ta zërë Sarri janë rritur këto ditë, aq më pak që Carlo Acenlotti shkojë në Napoli.

Standard thotë se problem paraqiten vetëm kërkesat e Sarri pasi që ai dëshiron që më vete ta marrë shqiptarin Elseid Hysaj, mesfushorin Piort Zielinski dhe mbrojtësin Raul Albiol.

Po ashtu, në këtë listë hynë edhe Kalidou Koulibali dhe mesfushori Jorginho që është duke u kërkuar edhe nga Manchester City.