Sarri thyen heshtjen, zbulon arsyen e largimit të Higuain nga Napoli

Maurizio Sarri ka komentuar largimin e përfolur të Gonzalo Higuain nga skuadra e Napolit.
Maurizio Sarri nuk do ta kishte imagjinuar kurrë kur punonte bankier, se një ditë do të drejtonte Napolin në Serinë A, apo dhe Chelsean tani në Premier League. E megjithatë, largimi nga të kaltrit ka lënë një shije të hidhur tek trajneri, që për pak nuk fitoi dhe kampionatin.

Marketing

“Në Angli është krejtësisht ndryshe. Është gjithmonë festë, ndiej kënaqësi kur shoh tifozë me fanella të ndryshme duke pirë një birrë së bashku. Kur mendoj për kohën tek Napoli, më kujtohet ndeshja me Fiorentinën. Do të ishte realizimi i një ëndrre, që fatkeqësisht nuk ndodhi”, deklaroi ish tekniku i Napolit.

Sarri foli gjithashtu për trajnerin e ri të napoletanëve, Carlo Ancelottin, marrëdhënien e tij me presidentin Aurelio De Laurentiis, por dhe për largimin e Gonzalo Higuain, që la një një shije shumë të hidhur tek tifozët:

“Shpresoj që Ancelotti ta çojë Napolin aty ku i takon. Ai është fitimtar, të gjithë tifozët e kanë dashur kudo ku ka shkuar. Për sa i përket De Laurentiis, i jam mirënjohës që më dha mundësinë të stërvit klubin që kam në zemër. Nuk është e vërtetë që Higuain tradhtoi Napolin. Ai u largua sepse president i klubit ishte Aurelio De Laurentiis”, u shpreh tekniku i Chelseat.

Maurizio Sarri e ka nisur në mënyrën më perfekte aventurën e tij si trajner i Chelsea. Në 4 ndeshjet e para të Premier League, italiani ka arritur 4 fitore, me tifozët e lojtarët e Chelsea që po e pëlqejnë gjithmonë e më shumë për stilin e lojës, por dhe për personalitetin e tij.

Të NgjajshmeHysaj – Napoli, deri më 2021 Ancelotti gjen përforcimin e ri te Napoli “Juve dhe Napoli do të luftojnë për titull në Serie A” Napoli në telashe, ja çfarë ka bërë Ancelotti Hysaj – Napoli, negociata për kontratë të re Formacioni i futbollistëve më të paguar në Serie A