SASHK kërkon të paguhen shtesat për mësuesit me orar të dyfishuar

Sindikata e Pavarur e Arsimit kërkon që mësimdhënësve të shkollave fillore, të ju paguhen orët shtesë. Jakim Nedellkov thotë se mësimdhënësve të klasave nga e para deri në të tretën për shkak të zhvillimit të mësimit në dy grupe, në pagën e tyre mujore, duhet të të kenë edhe pagesë shtesë.

Marketing

“Kërkojmë nga drejtorët këtë punë shtesë të ja përllogarisin dhe ta vendosin në formë të shtesave të pagës, për shkak të ngarkesës së shtuar të punës. Kjo bazë kuptohet se ekziston në ligj, ekziston në ligjin për Marrëdhënie Pune dhe ekziston në Marrëveshjen Kolektive të përgjithshme, ku parashihet konkretisht se sa është rritja e pagës sipas punës së përkohshme. Nga tereni kemi informacione se disa drejtor nuk duan ta implementojnë ligjin dhe Marrëveshjen Kolektive. Ne në mënyrë decide kërkojmë që të ju paguhen kontributet këtyre të punësuarve”, ka deklaruar Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK.

 

Marketing