Sasia e tepëruar e ushqimit duhet të arrij deri te të uriturit dhe të varfërit

Drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani, sot mori pjesë në prezantimin publik në tryezë të rrumbullakët me temën “Legjislacioni dhe politikat kombëtare dhe evropiane në lidhje me mbeturinat ushqimore: A kemi nevojë për një ligj të ri kundër hedhjes së ushqimit dhe / ose ndryshimit në disa ligje ekzistuese?”

Marketing

Në fjalimin e tij, drejtori Abdusamed Shabani theksoi se në fund të vitit në deponi përfundojnë mbi 5000 ton ushqim të konsumueshëm, sasi e cila është e mjaftueshme për ushqim të përditshëm edhe për 13 000 njerëz të tjerë.

Mendimi im personal është se ushqimi kurrë nuk duhet të hidhet, ai duhet të konsumohet, të arrij deri te ata që kanë nevojë – të uriturit dhe të varfërit.

Unë personalisht, shfrytëzoj çdo mundësi për të dhuruar ushqim dhe nëse do të kishte ndonjë mënyrë institucionale ushqimi i tepërt mos të hidhet, por të dhurohet, ky problem i madh shoqëror me të cilin përballen shumë nga bashkëqytetarët tanë do të zvogëlohet ndjeshëm.

“Apeloj deri te qytetarët që sa më pak ta hedhin ushqimin e konsumueshëm në enët për mbetje sepse çdo pjesë bukë e hedhur mund të konsumohet për ushqim nga ana e njerëzve ose të paktën për kafshët” – u shpreh drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing