Kreu i Parlamentit Evropian David Sasoli mbylli vizitën dyditore në Shkup me fjalim inkurajues para deputetëve, që vendi të vazhdojë në rrugën e nisur. Ai tha se ligjvënësit nuk duhet t’i vijë keq për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit, të cilën gjë e konsideroi se hap të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Ka një moment pezullimi të procesit të zgjerimit, tha Sasoli, por me formimin e Komisionit të ri Evropian së shpejti do të rikonfirmohet mbështetja për Maqedoninë e Veriut.

Për momentin jemi të bindur, edhe krahas disa vërejtjeve se ky proces për Maqedoninë e Veriut duhet të fillojë dhe të përfundojë sa më shpejt që është e mundur. Kemi nevojë t’u sqarojmë mirë qytetarëve tanë se nuk kishte një “jo” dhe nuk bëhet fjalë për një “gabim historik” por për një “pezullim historik”. Me mbështetjen e Komisionit të ri Evropian për aderimin dhe fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të jetë e mundur që mirë ta shqyrtojmë situatën dhe të vazhdojmë me rrugën e përbashkët”-tha David Sasoli, President i Parlamentit Evropian.