Përmes një kumtese, grupacioni i kompanive Savidhis, i përgënjeshtroi shkrimet në media, hedh poshtë çdo implikim në protestat në Maqedoni dhe paralajmëron padi kundër autorëve dhe mediave në tekstin e publikuar në të cilin përmendet emri i tij.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, kumtesën e grupacionit e publikoi agjencia e lajmeve ANA-MPA, me koment se i përket tekstit të publikuar në Buzzfeed.

“Qartë e bëjmë të ditur se biznesmeni Ivan Savidhis nuk ka kurrfarë lidhje apo përzierje me atë që përmendet në tekstin absolutisht të pavërtetë dhe përfundimisht shpifës. Për këtë në orët në vijim dhe duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike që i kemi në dispozicion, do të parashtrojmë padi kundër medias, si dhe deri te autorët e këtij publikimi të pabazë”, shkruhet në kumtesën e grupacionit të kompanive në pronësi të Ivan Savidhis