Schausberger: Të gjithë në BE ta mbështesin Maqedoninë!

Franz Schausberger, i dërguari i posaçëm i komisionerit për zgjerim Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën Prese, thotë se vendet anëtare të BE dhe mbi të gjitha skeptikët Franca dhe Holanda dhe pjesërisht Gjermania në Samitin e Bashkimit Europian javën e ardhshme duhet ta njohin përparimin e arritur nga Maqedonia duke nënshkruar marrëveshjen me Greqinë dhe të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave.

Schausberger në intervistë shton se suksesi i marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë nënkupton gjithashtu konfirmimin se “BE mund të luajë rolin e ndërmjetësit në zgjidhjen e konflikteve pavarësisht vështirësive të mëdha në radhët e veta”.