Schmeichel: Kjo është e bukura e futbollit, ta mundëson të vizitosh shumë vende – na kanë treguar për Kosovën, e dimë si luajnë

Portieri i Kombëtares së Danimarkës, Kasper Schmeichel, ka folur për ndeshjen me Kosovën duke thënë se nuk do të jetë e lehtë.

Marketing

Sipas tij e bukura e futbollit është se ta mundëson të vizitosh shumë vende, sikurse që është Kosova në këtë rast. Ylli i Leicester Cityt pret një ndeshje të fortë dhe thotë se kanë studiuar mirë ekipin tonë.

“Kjo është e bukura e futbollit. Keni mundësi të shëtisni dhe të shihni vende të ndryshme. Ky është një vend që nuk kam qenë më herët”.

 

“Na kanë treguar për Kosovën dhe i kemi marr udhëzimet e duhura. Jemi përgatitur mirë dhe e dimë si luajnë, i njohim lojtarët”.

“Të gjithë te ne duan të luajnë. E kemi marr seriozisht.  Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Jemi të lumtur që jemi këtu dhe po e presim ndeshjen”, ka deklaruar Schmeichel.

Kasper është djali i legjendës së futbollit danez Peter Schmeichel. /Telegrafi/

Marketing