Institucionet e vendit janë në pritje për të filluar procesin e scriningut, i cili zyrtarisht do te filloj më datë 17 korrik, me ardhjen e komisionerit për zgjerim Johanes Han, dërsa implementimi i procesit fillon në Shtator, ku institucionet e vendit do të monitorohen nga ana e ekspertëve europian, për efektet të cilat duhet të japin lidhur me zbatimin e reformave parasëgjithash në sferën e gjyqësorit, administratës dhe shëbimeve sekrete.

Megjithatë pritëshmëritë për ti përmbushur të gjitha obligimet në kohë për fillimin e negociatave me BE-në në qrshor të 2019-ës, duhet të mbështeten edhe nga opozita , thotë për TVM2 analisti politik dhe njëherit këshilltar i kryeministrit Zaev, Ismet Ramadani.
Ai shpreson se vizita e komisarit Han në Shkup do të rezultojë me sukses, për ta binur VMRO-në që të mos pengojë procesin e përafrimit të vendit në BE-në.

“Sa do kenë sukses këto reforma dhe këto përgaditje për bisedime me BE-në varen shumë nga qendrimet e opozitës, a do të jetë konstruktive apo destructive, dhe a do të bëjë pengesa në këtë rrugëtim. Meqë Hahn i takon partive e djathta, mendoj se do të jep kontributin e vet që tek ne VMRO-DPMNE- ja të jetë më konstruktive sepse tek e fundit ajo i takon pra partive të djathta europiane, dhe ka përgjegjësie edhe para tyre”, shprehet analisti politik Ismet Ramadani.

Delegacioni i BE-së në krye me komisarin për zgjerim i Bashkimit Europian Johanes Hahn, pritet detajisht së bashku me autoritetet e vendit të bëjnë shqyrtimin e të gjitha zgjidhjeve ligjore të BE-së për secilin nga 35 kapitujt.

Institucionet ndërkohë do të duhet të paraqesin të arriturat e deritanishme në lidhje me harmonizimin e legjislacionit të vendit me BE-në, dhe bashkërisht ti përcaktojnë detyrimet tjera.

Ramadani shpreh bindjen se Maqedonia nuk është e vetme në këtë rrug. Ajo ka mbështetje të madhe nga rajoni dhe Europa, sepse realisht nevojitet përkushtim dhe punë nga të gjithë faktorët brenda dhe jasht, shton ai.

“Unë mendoj se në bashkëpunim me ekspertet e BE-spor edhe në bashkëpunim dhe ndihmë nga shtetet të cilat janë në BE, e sidomos shtet fqinj besoj se Maqedonia duhet të kaloj lehtë këtë periudh dhe të përgaditet kuptohohet këtu nuk ka lojë dhe inporvizime duhen punët të jenë shumë konkrete që definitivisht të kapim atë hapin e vërtet për integrimin europian”, shprehet analisti politik Ismet Ramadani.

Sipas paralajmërimit skriningu është paraparë të zgjasë disa javë, ndërsa i njëjti është paraparë të fillojë me kapitujt 23 dhe 24, ku vite me rradhë kishte ngecje.

Reformat në gjyqësësor, politikat antikoruptive, të drejtat themelore , liria dhe siguria së kufinjve, bashkëpunimi policorë dhe doganorë, janë ndër segmentet më të rëndësishmet për të cilat BE pret që vendi ë shënojë progres, thotë analisti Ismet Ramadani./RTM2/