S’dihet ende fati i pasaportave, qytetarët në pritje

Ministria e brendshme nuk ka një datë të saktë se kur do të vijë porosia e parë e ekzemplarëve të pasaportave. Sipas burimeve zyrtare, MPB-ja është në pritje të konfirmimit nga kompania gjermane “Veridos” se kur do të niset 1/5 e porosisë prej 100 mijë pasaportave që duhet të arrijnë deri në fund të këtij muaji. Zëvendësministrja plotësuese në MPB Sllavjanka Petrovska, i tha Alsatit çdo dhënie premtimi për data nga autoritetet tjera do të konsiderohen si jo zyrtare.

Marketing

Nuk mund të themi saktë se në cilën ditë do të vijë porosia e parë e ekzemplarëve të pasaportave. Ende nuk e kemi të konfirmuar nga kompani gjermane “Veridos” se kur do të jenë të gatshme- deklaroi Sllavjanka Petrovska, Zëvendësministre plotësuese në MPB.

Ministri i brendshëm teknik Naqe Çulev javën që shkoi tha se brenda 10 ditësh do të arrij porosia e parë e pasaportave dhe do të zbus sadopak krizën. Por, në pritje të pasaportave janë rreth 20 mijë qytetarë. Ndërkaq, rezervat janë nga fundi. Kjo krizë u krijua me mungesën e ekzemplarëve të dokumenteve të udhëtimit në vend. Që nga ndërprerja e përcaktimit të terminëve, Ministri brendshëm teknik Naqe Çulev formoi një Komision të posaçëm të përbërë nga mjek, juristë, ekonomistë dhe inspektor.

Marketing