S’do të ketë gurore në Çegran! Ministria e Ekonomisë anulon koncesionin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka miratuar propozimin e Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Brekteshi për ta shfuqizuar marrëveshjen për guroren që ishte dhënë për eksploatimin e lëndëve minerale nga fshati Çegran i Gostivarit.

Marketing

Marrëveshja mes qeverisë dhe koncesionerit është ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga ana e ekzekutivit, siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga TV21.

Për fillimin e punës në këtë gurore ka pasur debate të nxehta, mes banorëve, qeverisë dhe komunës së Gostivarit. Banorët e Çegranit assesi nuk pranonin që rrëzë fshatit të tyre të fillohet me gërmime për lëndë minerale, për shkak se kishin frikën e detonimeve që mund të shkaktonin dëme materiale por dhe nga pluhuri gjithashtu që do të cenonte shëndetin e tyre.

Televizioni 21 për javë të tëra e ka ndjkur këtë çështje, ndërsa ka zhvilluar edhe një emision të veçantë “ClickPlusODA” në Çegran.

Atëkohë, fund i vitit 2019, si Ministri i Ekonomisë Kreshnik Brekteshi po ashtu edhe Kryetari i Gotivarit Arben Taravari u zotuan se në rrugë ligjore nuk do të lejonin fillimin e punës në këtë gurore edhe pse leja për gërmime tashmë ishte dhënë.

Marketing