Së shpejti kartoni i gjelbër do paguhet bashkë me policën për auto-përgjegjësi

Maqedonia duhet ta harmonizojë rregulloren ligjore me direktivat e BE-së dhe deri në fund të vitit 2019 të ketë ligj të ri. Harmonizimi do të nënkuptojë edhe bashkim të kartonit jeshil me policën për auto-përgjegjësi, ku, sërish gjithashtu, paralajmërohen ndryshime në pjesën e çmimit, përkatësisht liberalizimi i çmimit të policës për autopërgjegjësi.

Marketing

Këtë e paralajmëron kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizion të sigurimit Klime Poposki në intervistë për MIA-n.

“Në periudhën e ardhshme kemi disa sfida në pjesën e rregullores para se gjithash harmonizimin me rregulloren e BE-së. Kjo është një rregullore revolucionare sepse rriten kërkesat e shoqërive për sigurim në pjesën e menaxhimit më efikas me rreziqet, rritet niveli i kapitalit të nevojshëm, rritet edhe niveli i transparencës dhe para se gjithash përforcohet menaxhimi korporativ.

Tashmë kemi rregullore të re në projekt versionin dhe duhet të fillojmë dialog me industrinë dhe së bashku të përgatitemi rreth transponimit të tij të tërësishëm përmes ligjit të ri për sigurim. Sipas programit kombëtar për harmonizim me ligjdhënien evropiane parashikohet deri në fund të vitit 2019 ligji i ri të marrë dritë të gjelbër”, thotë Poposki.

Shton se ajo që duhet të bëhet gjatë harmonizimit me rregulloren evropiane është karta e gjelbër më të mos jetë policë e veçantë dhe shpërblim i veçantë, por të jetë pjesë e policës për auto-përgjegjësi të cilën çdo automjet duhet ta ketë gjatë regjistrimit vjetor të vetë automjetit.

Ai theksoi se ajo që duhet të bëhet, gjithashtu është të liberalizohet tregu në segmentin e formimit të lirë të çmimit për auto-përgjegjësi nga ana e shoqërisë për sigurim.
“Maqedonia ka çmime të rregullta për sigurim të obliguar dhe gjithashtu është një nga shtetet e rralla e cila ka politikë të policave të ndara dhe çmim për karton të gjelbër dhe për shkak të asaj ekziston hutim në opinion rreth konceptit me kartë të gjelbër.

Në vendet e BE-së, megjithatë në Serbi, Mal të Zi, BeH, vetëm Shqipëria dhe Kosova jo, karta e gjelbër nuk paraqet policë të veçantë, por ajo është përfshirë në çmimin e policës për auto-përgjegjësi që blihet gjatë regjistrimit të automjetit.

Megjithatë në këto vende paguhet prej pesë deri në 20 euro për shtyp të kartës së gjelbër, ndërsa ajo nuk është shpërblesë për kartë të gjelbër. Për atë në këto vende çmimi për auto-përgjegjësi është në nivel më të lartë se sa në Maqedoni. Për shembull në Mal të Zi është 125 euro, ndërsa te ne 80 euro për automjetet udhëtuese, në të cilën do të shtohet edhe kartë e gjelbër në ndonjë mënyrë do të afrohet”, sqaroi Poposki.

Për atë nëse mund të zvogëlohet çmimi kur të liberalizohet tregu, ai thotë se përvoja e vendeve që kanë kaluar si Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria çmimi mesatar kishte trend të zvogëlimit, i cili ka zgjatur edhe deri në pesë vite, por atëherë është konstatuar se kompanitë nuk munden rregullisht t’i servisojnë dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë rrugore dhe nuk kanë mjaft kapital t’i mbulojnë dëmet.

Pastaj, shton, Poposki, kompanitë duhet të dekapitalizohen edhe në llogari duhet t’i korrigjojnë çmimet më lartë, për shembull në Bullgari për 30 për qind janë rritur çmimet këtë vit në krahasim me vitin e kaluar.

Ai potencon se tani për tani nuk dihet se ç’farë koncepti do të zbatohet, por mund të bëhet, siç thotë, edhe po të mos ketë ndryshim të madh të çmimeve. Ajo rritje mund të jetë disa përqind pikë ose mund të jetë për automjete me kubikazh të vogël të ketë rritje minimale, derisa te automjetet e tjera me kubikazh të madh të ketë çmim më të lartë. Për modelin nuk mund të tregohet për momentin, atë do ta ofrojë Qeveria pas analizave të bëra.

Poposki thekson se nuk ka kornizë kohore se kur mund të ndodhë kjo, por se ato si rregullatorë dhe vetë industria janë të gatshëm.

Sipas tij, që të ndodhë e gjithë kjo duhet të zgjidhen disa gjëra, ndërsa kjo është zero tolerancë e automjeteve të pasiguruara, pastaj të zgjidhet problemi me vonesën e rinovimit të policave për auto- përgjegjësi, problemi në pjesën e pagesës së dëmit kur për llojin e parë të lëndimit ka praktikë të ndryshme juridike. Me rregullimin e tillë, vlerëson Poposki, në njëfarë mënyre me shoqëritë do të mund të gjendet interes i përbashkët për bashkimin e kartonit jeshil me auto-përgjegjësinë dhe të mos jetë me rritjen e cila nuk do të jetë nder i qytetarëve.

“Qëndrim i Agjencisë është se së pari duhet të bëhet bashkimi i kartonit jeshil me auto-përgjegjësinë, ndërsa pastaj të shkohet drejt liberalizimit. Analizat tona tregojnë se e gjithë procedura do të realizohej në periudhë prej dy viteve, por pasi që të sillet vendimi”, thotë kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizion të sigurimit Klime Poposki.

Marketing