Deri në fund të vitit vetëm me disa klikime do t’i ndajnë qytetarët nga të gjitha informacionet në buxhet dhe të gjitha pagesat nga arka.

Paralelisht në Ministrinë e Financave përgatiten platforma “Financim i hapur” dhe aplikacioni për buxhet qytetar.

Këtë e deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot , duke u drejtuar në Biznes-samitin ndërkombëtar me temë “Zhvillim i biznesit dhe të të dhënave” që po mbahet në Shkup.

“Në Ministrinë e Financave ne e njohim rëndësinë e të dhënave. Për këtë punojmë në këtë platformë të bazuar në Internet, të quajtur “Financim i hapur”, e cila do t’u mundësojë qytetarëve tanë të kenë verifikim në të gjitha shpenzimet e Qeverisë në kohë reale. Presim që kjo platformë të hyjë në funksion deri në fund të këtij viti”, theksoi Tevdovski dhe shtoi se tashmë dy ekipe të përzgjedhura të financierit Fin Hakaton punojnë në projekt që t’i bashkojnë këto informacione dhe të dhëna në ueb-faqen interaktive me qëllim që të ndihmojnë të sqarohet si shpenzohen paratë publike.

Ai potencoi se sot i shfrytëzojmë të dhënat si asnjëherë më parë që të marrin vendime më të mira, të analizojmë gjithçka: duke filluar nga ajo sa kushton diçka për shtëpitë tona deri te ajo si e ndërtojmë infrastrukturën nacionale, që do t’i përmbushë nevojat e të ardhmes.

Sipas tij, të dhënat janë resursi kryesor i kompanive më të mëdha në botë, ndërsa qeveritë duhet t’i përdorin të dhënat që t’i zhvillojnë ekonomitë.

Ai porositi se me të dhëna më të mira vijmë deri te një aspekt i rëndësishëm i shoqërisë tonë: transparenca.

“E kjo si kundërpërgjigje çon drejt përgjegjësisë. Kjo na mundëson të marrim vendime të bazuara në informacione më mirë të përpunuara për atë se si t’i shfrytëzojmë paratë publike me qëllim të dobisë më të madhe për qytetarët tanë”, tha Tevdovski.